Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina do rrisë shpenzimet ushtarake


Parlamenti ukrainas miratoi të hënën një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në mes të konfliktit të vazhdueshëm ushtarak me Rusinë.

Sipas projektligjit të miratuar nga Rada, parlamenti i vendit, qeveria do autorizohet të mbledhë 270 miliardë hryvnia (7.3 miliardë dollarë) shtesë përmes huamarrjes së brendshme.

Kjo do lejojë 241 miliardë hryvnia shtesë (6.5 miliardë dollarë) që t’i ndahen Ministrisë së Mbrojtjes dhe për më shumë fonde që do t’i ofrohen policisë, sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Masa vjen pasi Wall Street Journal raportoi se mungesa e fondeve rrezikon të bëhet ‘thembra e Akilit e Ukrainës’ në konflikt.

“Ne duhet të shqetësohemi për fitimin e luftës. Është më mirë të rrezikosh inflacion të lartë sesa të mos paguash rrogat e ushtarëve.” – tha ministri i Financave Sergey Marchenko për Wall Street Journal javën e kaluar në lidhje me strategjinë e Bankës Kombëtare të Ukrainës për të shtypur më shumë kartëmmonedha.

Marchenko i tha agjencisë së lajmeve RBC Ukraine të hënën se Kievi shpreson të marrë 12 deri në 16 miliardë dollarë nga huadhënësit e huaj deri në fund të vitit 2022. Shuma e saktë do varet nga bisedimet me partnerët e huaj, tha ai.