Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Koka e aferës korruptive të inceneratorëve është Edi Rama, SPAK-u në gjumë të thellë


Koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj, publikoi sot të tjera dokumente lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Ajo zbërtheu skemën sesi kompania koncesionare e Klodian Zotos ka bashkëpunuar me kompaninë italiane Ruths për inceneratorin e Fierit dhe pas një përditësimi në kontratë i ka lënë asaj pronësinë e inceneratorit deri në shlyerjen e plotë të punimeve të kryera prej saj.

Shehaj tha se qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të kësaj si dhe të faktit se Klodian Zoto kishte shkelur ligjin pas prishjes së njënashme të kontratës me Ruths dhe bashkëpunimin me një individ të dënuar në Itali.

Më tej deputeti i Partisë së Lirisë Vasili tha se kreu i të gjithë skemës që bashkon të gjitha fijet është kryeministri Rama ndërsa kritikoi SPAK-un për mosveprimin e tij.

“Në 6 qershor 2018, kompania e Zotos që do ndërtonte inceneratorin e Fierit nënshkruan kontratë me një kompani italiane Ruths më vlerë rreth 6.6 milionë euro. Kjo është edhe zemra e inceneratorit pasi bëhet fjalë për projektimin, ndërtimin, montimin e veprës. Brenda kësaj kontrate del Polwurth Energy Srl. Kjo kompani është kompania që bashkë me një tjetër që fitoi koncesionin e Tiranës për 30 vjet. Kompania bën me dije se në vitin 2020 ka firmosur një shtojcë në kontratë me Klodian Zoton për punime shtesë ndërkohë që duhet të paguhej e plotë për punën. Ruths i thotë në shkurt Farudin Arapit, administratorit shtetëror të incenerarorit të Fierit, që pronar i inceneratorit jam unë derisa të bëhet pagesa e plotë. Klodian Zoto ka bashkëpunuar me punonjësin e kësaj kompania dhe ka prishur kontratën me Ruths në mënyrë të njëanshme,. Ky individ ka dy dosje penale në Itali dhe ka një gjyq të humbur në Itali ku detyrohet 6 milionë euro. Që në shkurt 2021 është vënë në dijeni edhe shteti shqiptar ndërkohë që Klodian Zoto e dinte më herët. Ajo vepër do rrijë atje sepse është vjedhur dhe nuk është ndërtuar gjëkundi.” – tha Shehaj.

Ndërsa Vasili tha: “Kryeministri Rama është pjesë e skemës së mashtrimit. Në mars njoftoi kompaninë hajde merr në dorëzim inceneratorin ndërkohë që ai nuk kishte përfunduar. Një dorë i mban të lidhura fijet. Klodian Zoton e ke në të gjitha kompanitë. Këto të dhëna duhet ta bëjnë SPAK-un të hidhet në këmbë.”