Vendosni fjalën kyçe....

Vitali Klitschko po divorcohet nga gruaja modele pas 26 vitesh martesë


Ish-kampioni i botës në peshat e rënda dhe kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka konfirmuar se po divorcohet nga gruaja e tij modele pas 26 vitesh martesë.

51-vjeçari ka qenë kryebashkiak në Ukrainë që nga viti 2014, pasi iu kthye politikës shumë shpejt pasi kishte varur dorezat e boksit. Megjithatë, bashkëshortja e tij modele dhe muzikantja Natalia, 48-vjeçe, jeton prej vitesh në qytetin gjerman të Hamburgut.

Pavarësisht kërkesës për divorc, Klitschko tha për gazetën gjermane Bild, dyshja kanë një “marrëdhënie shumë të mirë” dhe thuhet se dy herë kampioni i botës i shkruan asaj çdo mëngjes për t’i thënë se është i sigurt në Kiev.

Duke folur për gazetën gjermane ai tha: “Kemi bërë kërkesë për divorc së bashku sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin, por kemi jetuar të ndarë në qytete të ndryshme për një kohë të gjatë”.

Natalia, e cila është gjysmë gjermane dhe gjysmë ukrainase, ka ndihmuar në përpjekjet e luftës duke u kujdesur për refugjatët që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta në gjashtë muajt e fundit.

Çifti thuhet se u takuan fillimisht në kryeqytetin ukrainas dhe kanë tre fëmijë së bashku: Yegor-Daniel (22-vjeç), Elizabeth-Victoria (19-vjeçe) dhe Max (16-vjeç).

Gjatë karrierës së tij në boks, Klitschko fitoi 45 luftime, duke humbur vetëm dy herë dhe mbajti rripin e WBC-së për më shumë se shtatë vjet. Pas daljes në pension në vitin 2013, ai u kthye në politikë dhe u votua kryebashkiak i Kievit në 2014 dhe më pas fitoi një votë për të shërbyer për një mandat të dytë në 2020.

Klitschko ka mbetur në Kiev dhe është bërë një figurë kryesore për Ukrainën që pas vendimit të Rusisë për të pushtuar kombin, duke luftuar në vijën e parë së bashku me vëllain e tij, Wladimir. Klitschko iu bashkua Ushtrisë Territoriale të Ukrainës, shefi i së cilës është Ëladimir, në vijën e frontit në rrugët e shkatërruara nga beteja.

Vitali tha për The Mirror: “Dikur rusët mendoheshin si vëllezërit tanë. Dhe mua më kanë mësuar gjithmonë se nuk duhet të luftosh kurrë vëllanë tënd.”