Atletico Madrid nuk e ka në plan të shesë yllin e skuadrës, Joao Felix.
Manchester United dërgoi një ofertë prej 130 milionë eurosh për portugezin, por ajo u refuzua menjëherë nga spanjollët.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta shesë as Matheus Cunhan për 50 milionë euro.
John Murtough ka qenë në kontakte direkte me Atletico Madridin dhe përgjigjja ishte negative.