Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë sot një mesazh sensibilizues në rrjetet sociale për kursimin e energjisë elektrike.
“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar.”- shkruan Balluku ndërsa ndan një poster për kursimin e energjisë elektrike.
Përmes posterit, ajo i porosit qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.
“Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.”- thuhet në poster.