Vendosni fjalën kyçe....

Meta: ‘Bordi i Rrjepjes’ po grabit qytetarët me çmimin e karburantit, në bursë është ulur. Lekët shkojnë te inceneratorët


Kreu i Partisë së Lirisë ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Bordit të Transparencës lidhur me çmimin e karburantit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, kreu i saj Meta tha se organi që vendos ëmimet të cilin e quajti ‘bordi i rrjepjes’ grabit çdo ditë qytetarët me çmimet e larta të karburantit ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë.

Meta tha gjithashtu se ndërkohë që në vendet fqinje ëmimi është ndjeshëm më i ulët, në Shqipëri nuk ka lëvizur.

Po kështu kreu i Partisë së Lirisë, tha se nga 220 milionë euro që grumbullohen nga taksa e qarkullimit, vetëm 20 milionë euro përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Jemi për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së qytetarëve përmesd ëmimeve spekulative të naftës po u bën ëdo ditë qytetarëve të thjeshtë. Është e qartë kur në bursën ndërkombëtare ëmimi ka rënë në nivele me të ulta se para fillimit të luftës, përkndrazi këtu në vendin tonë kjo gjë nuk rflektohe 221 lekë në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 në Mal të Zi. Kudo merren masa për të ndihmur qytetarët dhe biznesin, këtu punohet vetëm për rrjepjen. Kemi bërë propozime për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit. Grumbullohen 220 milionë euro nga taksa e qarkullimit, përdoren vetëm 20 milionë për mirëmbajtjen. Diferenca shkon në kostot e fryra të PPP-ve, të koncesioneve.” – tha Meta.