Vendosni fjalën kyçe....

Meta përsërit thirrjen për qeverinë: Jepini fund rrjepjes së pamëshirshme, ulni çmimin e karburanteve


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen e tij për uljen e çmimit të hidrokarbureve.

Ndërsa publikon një pjesë të deklaratës së tij në konferencën e sotme për mediet, ish-presidenti shprehet se i duhet dhënë fund “rrjepjes së pamëshirshme” që po i bëhet popullit me çmimet e larta.

“Ulni çmimin e karburanteve!

Jepini fund rrjepjes së pamëshirshme!”- shkruan ai krahas videos.

Në video Meta shprehet se çmimet e hidrokarbureve dhe ushqimeve do të bien vetëm kur populli të ngrihet.

“Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen.”- tha Meta.