Vendosni fjalën kyçe....

Ministri ukrainas: Ushtria ruse nuk është më e dyta në botë


Përkundër faktit se rusët kanë ende mjaft burime të mbetura në magazinat e tyre, ushtria ruse definitivisht nuk është më “e dyta në botë”.

Kështu ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov në një intervistë për Voice of America.

“Ajo definitivisht nuk është më ‘ushtria e dytë në botë’. Në të vërtetë, ata (rusët) janë të mëdhenj në numër. Ata kanë shumë burime në depo dhe arsenale. Por, edhe këto burime tashmë janë të vjetra. Ata po sjellin edhe tanke T-62 në Ukrainë.”- tha Reznikov sipas Ukrinform.

Sipas tij, tani Rusia ka grumbulluar rreth 115 grupe taktike të batalioneve të gatshme luftarake, nga të cilat 105 përdoren për të rimbushur kapacitetin luftarak.

“Në total, janë ndoshta deri në 135 mijë trupa në terma ushtarakë. Por, është e nevojshme të përsërisim edhe një herë se ky është tashmë një koktej. Ka mercenarë, të pseudomobilizuar, studentë të mobilizuar nga territoret e pushtuara përkohësisht të CADLR, Rosgvardiya dhe kushdo tjetër. Plus profesionistë ushtarakë.”– vuri në dukje Reznikov.

Sipas Reznikov, plani mbarëkombëtar i Ukrainës është të de-okupojë plotësisht territoret ukrainase të kapura nga trupat ruse dhe të arrijë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht në 1991.

“Jo ato të vitit 2014 apo 2015 dhe jo ato të 24 shkurtit 2022. Historia e fundit është fitorja e Ukrainës dhe rikthimi i territoreve brenda kufijve të vitit 1991.”– theksoi Reznikov.