Partia e Lirisë ngre shqetësimin se bashkia e Durrësit ka trefishuar tarifën e menaxhimit të mbetjeve.
Në një mesazh në Facebook, PL shprehet se kjo është një “këmbanë alarmi” për qytetarët e Durrësit dhe “shuplaka” e radhës për ta.
“Bashkia nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet dhe nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh kjo Bashki për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.”-thuhet në reagimin e PL-së ku shtohet se si pasojë e dështimit të saj “Bashkia vjedh” nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse.
Postimi i plotë:
Bashkia e Durrësit 3 herë më shumë ‘duart në xhepat e durrsakëve’ në vitin 2023!
Këmbanë alarmi për qytetarët e Durrësit, trefishohet tarifa e menaxhimit të mbetjeve!
Bashkia nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet dhe nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh kjo Bashki për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.
E si pasojë e dështimit të saj Bashkia vjedh nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse!
Si mos të mjaftonte kriza nga tërmeti dhe pandemia, familjet durrsake duhet të paguajnë ‘tekat e çmëndura’ të kësaj qeverie të pangopur!
Kjo ishte ‘shuplaka’ e rradhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit!