Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës, projektligji që po bllokon mafia në Kuvend


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një konferencë për mediet ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës.

Kjo për të mundësuar hapjen e rrugës për uljen e çmimit të naftës në vend. Po ashtu ai zbuloi projektligjin e propozuar në Kuvend për çmimin e naftës që po bllokon sipas tij maxhoranca në Kuvend.

“Që në 9 mars të këtij viti pra që në fillim, pra 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, ndodhet aty. Por çfa ndodhur?

Në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. Ne e dimë shumë mirë se mund ta marrin, mund ta rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as diskutimin nuk e kanë lejuar. Është ulur 50% në Mal të Zi. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Pra cili ka qenë mekanizmi? Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të rrjepjes dhe ndërhyrjen e menjëhershme te taksat. Sepse këta po rrëmbejnë para ndrkohë që instrumentat për ta marrë n aftën me çmimin që i takon i kanë në dorë.”– tha Vasili.