Vendosni fjalën kyçe....

Policia identifikon autorin e dyshuar të ngjarjes në Elbasan: Vrasja pas një konflikti për motive të dobëta


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Elbasan ku mbeti i vrarë shtetasi Madrid Ulqinaku.

Policia në informacionin paraprak e cilësoi vrasjen për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes disa të rinjve.

Në informacionin zyrtar policia dyshon se 20-vjeçari me iniciale K.SH ka qëlluar me pistoletë Ulqinakun.

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.