Zelanda e Re do dërgojë 120 ushtarë për të ndihmuar në stërvitjen e personelit ukrainas në Britani, tha qeveria, megjithëse theksoi se nuk do të kishte përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.
Kryeministrja Jacinda Ardern dhe ministri i Mbrojtjes Peeni Henare njoftuan lëvizjen duke vënë në dukje se të paktën 120 trupa, ose dy ekipe këmbësorie, do udhëtojnë në Britani për të ndihmuar stërvitjen e 800 ushtarakëve ukrainas, pjesë e një grupi prej 10,000 ushtarësh që po stërviten aty.
Ata do nisen për në Britani diku gjatë tre javëve të ardhshme dhe do të kthehen në nëntor.
Ndërsa kryeministrja u mburr për më shumë se 25.7 milionë dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Kievin që nga fillimi i operacionit ushtarak të Moskës në shkurt, ajo këmbënguli se ushtarët e Zelandës së Re ‘nuk janë dhe nuk do të përfshihen në luftime në territorin e Ukrainës’, duke pohuar se vendi i saj nuk do përfshihet drejtpërdrejt në armiqësi.