Vendosni fjalën kyçe....

Vrau me thikë 41-vjeçarin në Sarandë, ndalohet autori i dyshuar


Policia ka arrestuar Xhanelo Tarja, 24-vjeç, autori i dyshuar i vrasjes me thikë të 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pasditen e sotme në Sarandë.

Dyshohet se dy personat u konfliktuan për parkimin në afërsi të lokalit ku punonte 24-vjeçari.

Bashkë me të riun nga Laçi, është vënë në pranga edhe një person tjetër i cili e ka ndihmuar që të arratiset nga vendi i ngjarjes, emri i të cilit nuk dihet ende.

Tarja i cili punonte si kamerier, qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj nga Tepelena. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.