Vendosni fjalën kyçe....

Alpinistët tani mund të ndajnë selfie nga ngjitja në malin më të lartë të Afrikës


Qeveria e Tanzanisë ka instaluar një rrjet interneti me brez të gjerë për t’i shërbyer malit Kilimanjaro, me majën më të lartë në kontinentin afrikan, duke shtrirë një lidhje interneti me shpejtësi të lartë mijëra metra mbi nivelin e detit.

Korporata shtetërore e telekomunikacionit të Tanzanisë zbuloi masën të martën, me ministrin e Informacionit Nape Nnauye që deklaroi se interneti tani është i mundshëm edhe në ‘çatinë e Afrikës’.

“Gëzojeni internetin e shpejtë sot në Kilimanjaro.” – shtoi Nnauye në një postim vijues duke festuar ngjarjen.

Me majën e tij Uhuru që qëndron rreth 5,880 metra e lartë, mali është më i larti në Afrikë dhe tani pret pajisje me brez të gjerë për internetin në një lartësi prej 3,720 metrashs, pranë kampit Horombo Huts në rrugën drejt majës.

Nnauye vazhdoi duke thënë se maja e malit pritet të lidhet diku nga fundi i vitit 2022, por nuk e përcaktoi saktësisht se kur.

Kilimanjaro është një tërheqje e madhe turistike për Tanzaninë, me rreth 35,000 njerëz që përpiqen të ngjiten në të çdo vit, sipas AFP dhe një sërë mediash të tjera.

Vetëm një përqindje e vogël arrin me sukses majën, megjithëse mali është larg nga malet më të larta në botë si K2 në vargmalin Karakoram që kufizohet me Pakistanin, Kinën dhe Indinë, ose malin Everest me famë botërore në Himalaje.