Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare po shtyjnë fort përpjekjet për të ndërtuar autostradën Adriatiko – Joniane si e vetmja që e lidh Shqipërinë me rrjetin më të rëndësishëm të transportit europian (TEN-T).
Por kostot që secila palë raporton për 10 segmentet në pjesën shqiptare që nisin nga kufiri me Malin e Zi deri në Greqi, janë krejt të ndryshme.
Qeveria shqiptare muajt e fundit riaktivizoi koncesionin më partneritet privat për ndërtimin e 21 kilometrave nga Thumana në Kashar me vlerë 1.3 miliardë euro pa TVSH, ndërkohë që ka hapur garën për 60 kilometra të tjera që përfshijnë segmentin nga Miloti në Thumanë dhe nga Kashari në Lekaj.
Komuniteti Europian i Transportit publikoi së fundmi planin 5-vjeçar të punës për zgjerimin e rrjetit kryesor në Ballkanin Perëndimor, në të cilin evidentoi se gjitha autostrada Adriatiko- Joniane në pjesën shqiptare kushton 2.6 miliardë euro ne rreth 256 kilometrat e saj. Kosto për dy segmentet që qeveria shqiptare ka koncensionuar, Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj, sipas Bashkimit Europian kushtojnë 750 milionë euro (shih tabelën bëshkëngjitur).
Në pjesën shqiptarë autostrada që nis në kufirin më Malin e zi dhe përfundon në Greqi përbehet nga 10 segmente.
Sipas përllogaritjeve të BE që rrjedhin nga studimi i fisibilitetit dhe analiza kosto përfitim, seksioni i parë është Murriqan -Balldre kushton 295 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2030.
Seksioni i dytë, Balldren -Milot kushton 147 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2028. Këtë pjesë qeveria shqiptare e dhënë me Koncesion PPP kundrejt kompanisë ANK me vlerë 256 milionë euro. Pavarësisht se koncesionari nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e kontratës, ende nuk ka një vendim zyrtar për anulimin e kontratës.
Seksioni i 3-të Milot-Thumanë sipas Komunitetit të Transportit kushton 35 milionë euro dhe përfundon me 2028.
Seksioni 4 dhe 5, Kashar -Rrogozhinë kushton 730 milionë euro dhe përfundon më 2028.
Seksioni 6 dhe 7, Konjat-Fier Bypass kushton 169 milionë euro dhe përfundon në vitin 2030.
Seksioni 8 dhe 9A-2 nga Levani ne Poçem kushton 167 milionë euro dhe përfundon me 2040.
Seksioni 9B-2, Poçem-Memaliaj kushton 623 milionë euro dhe përfundon më 2040.
Seksioni 10, Memaliaj -Ura e Subashit kushton 271 milionë euro dhe përfundon në vitin 2035.
Seksioni 11, Ura Subashit-By pass i Gjirokastrës kushton 68 mln euro dhe përfundon me 2040.
Seksioni 13A Gjirokastër-Kakavijë kushton 144 milionë euro dhe përfundon më 2028.
Sipas listës së BE, autostrada me gjatësi 256 kilometra në territorin, shqiptar kushton 2,6 miliardë euro gjithsej, ndërsa Qeveria shqiptare nëpërmjet formës koncensionare ka kontraktuar ndërtimin e 20 kilometrave për 1.3 miliardë euro përfshirë mirëmbajtjen për 35 vite. Koncesioni do të financohet me fondet e kompanisë dhe jo nga buxheti i shtetit, por vlera e lartë tij ndikon në tarifat që do të paguajnë përdoruesit e saj në vitet në vijim./BE
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor