Policia ka dhënë detaje për arsenalin e kapur ditën e sotme në një banesë në Yrshek të Tiranës.
Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Nga operacioni janë sekuestruar granata, mitraloza të lehtë, automatik municion dhe 3 automjete njëri prej tyre i blinduar.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 18.08.2022, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bazë të dhënave të marra në rrugë operative, se një shtetas në garazhin e tij mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Arsenali”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç., vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ç.
Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale:
– 2 granata hedhëse të lehtë kundratank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motorra pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.