Vendosni fjalën kyçe....

“Do merremi me çështjen e alkoolizmit të tepërt në vend” – Presidenti rus


Qeveria duhet të nxisë alternativa të shëndetshme ndaj konsumit të tepërt të alkoolit në vend që të miratojë politika kufizuese, tha të mërkurën presidenti rus Putin.

“Ju nuk mund ta ndaloni atë ose të vendosni akciza tepër të larta për të rritur çmimet.” – tha udhëheqësi rus gjatë takimit me video me një guvernator të mërkurën, duke shtuar se anashkalimi i problemit dhe thënia ‘njerëzit pinë dhe ata gjithmonë do pinë’ është gjithashtu qasje e gabuar.

Ka ‘gjëra të thjeshta’ që mund të bëhen për të trajtuar çështjen në mënyrë efektive, sugjeroi Putin, duke përfshirë nxitjen e një stili jetese më të mirë dhe ofrimin e mënyrave alternative më të shëndetshme që njerëzit të kalojnë kohën e lirë.

“Nuk po them asgjë romantike këtu, por gjithsesi nxitja e një stili jetese të shëndetshëm është shumë i rëndësishëm. Por nuk mjafton. Duhet të ketë një infrastrukturë të zhvilluar për sportin dhe stërvitjen fizike.” – vuri në dukje presidenti.

“Dhe kultura në kuptimin e gjerë ka nevojë për vëmendje. Krijoni kushtet që njerëzit të shkojnë në vende ku të argëtohen, nxitni interesin e tyre për kulturën.” – shtoi ai.

Çështja u ngrit kur presidenti i përmendi Aleksandr Avdeev, Guvernatorit të rajonit qendror Vladimir, se shkalla e alkoolizmit në zonën e tij zgjedhore është dyfishi i mesatares kombëtare.

Abuzimi me alkoolin ka një histori të gjatë në Rusi dhe për shekuj taksimi i vodkës dhe pijeve të tjera alkoolike ka qenë një mënyrë e lehtë për qeverinë për të mbushur arkat e saj. Megjithatë, konsumi kombëtar ka rënë ndjeshëm në dekadën e fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Një raport i vitit 2021 nga zyra evropiane e nismës SAFER të OBSH-së, që synon luftimin e abuzimit me alkoolin, tha se midis 2010 dhe 2016 Rusia pa një rënie prej 26.1% në konsumin e vlerësuar për frymë, krahasuar me rënien mesatare prej 12.5% ​​në rajon.