Ish-i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar bisedimet e sotme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit.
Grenell thotë se kryeministri Kurti sipas tij ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë që u janë dhënë Kosovës.
“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, ka shkruar Grenell.
Pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiçit nën ndërjmetësimin e BE-së, në konferencë për media Josep Borell tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.
Borell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës