Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta sot në Elbasan: Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer qytetit paqen dhe sigurinë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar se pasditen e sotme do të jetë në qytetin e Elbasanit për të zhvilluar takime me strukturat lokale.

Meta thotë se duhen bashkuar energjitë që qytetit t’i rikthehet sërish paqja, siguria dhe zhvillimi.

“Sonte në ora 19:00 do të jem në Elbasan, në këtë qytet simbol të dijes, artit, kulturës dhe patriotizmit, në takimin e parë me përfaqësues dhe strukturat lokale të Partisë së Lirisë.

Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer Elbasanit paqen, sigurinë, zhvillimin dhe rininë!”- shkruan Meta.