Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Policia nuk është e paaftë, nuk vepron për shkak të lidhjeve të krimit me politikën


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të partisë në Elbasan ka bërë një bilanc të krimeve dhe atentateve në vend në 8 muajt e fundit.

Meta theksoi se policia jo se është e paaftë por se nuk funksionon për shkak të lidhjeve të politikës me krimin.

Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri.

Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën.

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë”, tha Meta.