Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një foto me të rinj pas takimit me strukturat në Elbasan.
Meta i cilëson të rinjtë aleatët më të mirë të cilët do e kthejnë Elbasanin në një qytet shpresëdhënës.
“Të rinjtë, aleatët tanë më të mirë për ta kthyer shumë shpejt Elbasanin një qytet shpresëdhënës dhe me shumë mundësi për zhvillim e mirëqenie”-shkruan Meta.