Vendosni fjalën kyçe....

Pamje nga takimi në Bruksel/ Kurti dhe Vuçiçi s’i japin dorën njëri-tjetrit, as në sy nuk shihen


Këto janë pamjet nga takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel, ku siç vihet re dy liderët jo vetëm që nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, por as në sy nuk janë parë.

Ky është raundi i tretë i bisedimeve në kuadër të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është koha që dy vendet të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët.”- shkroi Borrell në Twitter përpara takimit.

Ai më parë ka zhvilluar dy takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Më pas, ka nisur takimi trepalësh.

Ky takim është kërkuar pikërisht nga Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.