Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.
Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.