Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika e shkopinj në Lezhë, dy persona në spital, policia zbulon dhe një parcelë me kanabis


Policia e Lezhës ka njoftuar se ka goditur një tjetër rast të kultivimit të drogës duke vënë pranga një person.

Po ashtu, gjatë operacionit të koduar “Forbbiden” bëhet me dije se u vunë në pranga edhe 2 të tjerë. Këtë radhë jo për drogë por për shkak se kishin plagosur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse: shkop druri dhe thikë.

“A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”– thotë Policia.

Njoftimi i policisë

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forbbiden”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë”, pasi nga hetimi disajavor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

-A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.