Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, të pushtuar nga forcat ruse.
Komentet e tij vijnë pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili aktualisht po viziton qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore.
Siç shkruan BBC, Zelensky ka zhvilluar sot bisedime edhe me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti ukrainas shkroi në Telegram: “Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia. Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën.”
Zelensky shton: “Prandaj, OKB-ja duhet të garantojë sigurinë e këtij objekti strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse”.