Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar një marrëveshje paqeje me Rusinë nëse Vladimir Putin nuk tërheq trupat e saj nga Ukraina.
Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Lviv, Zelensky u tha gazetarëve se ishte”shumë i befasuar kur dëgjoi nga lideri turk se Rusia ishte “gati për një lloj paqeje”.
“Së pari duhet të largohen nga territori ynë dhe më pas do të shohim”, ka deklaruar Zelensky.