Vendosni fjalën kyçe....

KED miraton kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, 3 emrat në garë që do zgjidhen nga Gjykata e Lartë


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka miratuar kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Gjykata e Lartë.

Kandidatët për vendin vakant janë Ilir Toska, Manjola Xhaxho si dhe Holta Zacaj.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, ditën e premte, datë 12.08.2022, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1.Miratimin e raportit për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 21.02.2019, rishpallur me datë 19.04.2019, rishpallur me datë 03.06.2021 si dhe rishpallur me datë 15.11.2021

Në lidhje me këtë pikë vetme të rendit të ditës, KED, pas diskutimeve që zhvilloi, miratoi vendimin “Për miratimin e raportit për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 21.02.2019, rishpallur me datë 19.04.2019, rishpallur me datë 03.06.2021 si dhe rishpallur me datë 15.11.2021””-thuhet në njoftimin e KED.