Vendosni fjalën kyçe....

Kriza energjetike mbyll fabrikën e aluminit në vendin e BE-së


Fabrika e aluminit Slovalco në Sllovaki njoftoi të mërkurën se do mbyllë prodhimin parësor deri në fund të shtatorit.

“Vendimi për të ndërprerë prodhimin parësor të aluminit në Slovalco vjen si përgjigje ndaj kushteve të pafavorshme të kornizës dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike, të cilat nuk tregojnë shenja përmirësimi në afat të shkurtër.” – tha në një deklaratë pronari fabrikës, Norsk Hydro.

Ai shpjegoi se fabrika Slovalco në Sllovakinë qendrore po vijon funksionimin e saj të riciklimit, duke u shërbyer klientëve në rajon me 75,000 ton alumin të ricikluar në vit.

Drejtori i Përgjithshëm i uzinës tha për mediat se uzina Slovalco ishte një furnizues kryesor për kompanitë sllovake dhe të tjera evropiane. Pas ndalimit të prodhimit, Evropa do detyrohet të importojë alumin nga vende duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, shtoi ai.

Mbyllja e Slovalco pason një vendim të ngjashëm këtë javë për të ndërprerë prodhimin në një shkritore zinku në Holandë.