Vendosni fjalën kyçe....

Levandoski s’e nis mirë aventurën te Barcelona, e grabisin


Sulmuesi polak Robert Levandovski ishte viktimë e një grabitjeje jashtë terrenit stërvitor të Barcelonës të mërkurën, pasi lojtarit të ardhur me bujë Bajerni i Mynihut iu vodh ora pasi u ndal për të fotografuar me tifozët.

Levandovski, 34 vjeç, u transferua te gjigantët katalanas në një marrëveshje prej 45 milionë eurosh nga klubi gjerman, por jeta në Katalonjë nuk ka nisur aspak mirë për të.

Sipas raportimeve, Levandovski ndaloi makinën e tij pasi doli nga qendra stërvitore e klubit Ciutat Esportiva Joan Gampe të mërkurën, ndërsa një hajdut nuk humbi rastin për t’i hequr nga dora orën e shtrenjtë, e cila mendohet të vlerësohet në 70,000 euro.

Levandovski fillimisht u përpoq ta ndiqte, por humbi gjurmët e tij, megjithëse policia përfundimisht e kapi atë dhe gjeti orën, të cilën grabitësi e kishte fshehur aty pranë.

Incidenti vjen mes disa raporteve të tifozëve që ngacmojnë lojtarët teksa largohen nga terreni stërvitor, me mbështetës të shumtë që thuhet se kanë zemëruar lojtarët në përpjekjet për të filmuar video virale të TikTok.

Për ESPN, burime brenda Barcelonës kanë treguar se ata synojnë të rrisin sigurinë jashtë bazës stërvitore të ekipit pas incidentit të fundit që përfshin Levandovskin.