Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim me gazetarë nga selia e partisë ka komentuar projektligjin për ish-spiunët të qeverisë socialiste.
Ish-Presidenti e ka ironizuar duke thënë se “të gjithë e ditën fatin e nismave anti-Meta”.
Meta më tej ka vijuar sulmin ndaj Ramës duke thënë se me këtë nismë përshpejtohet rënia e lirë e kryeministrit.
“E dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë! Më argëton kjo nismë e re. Për arsye se jo vetëm që e ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur edhe më tej drejt fundit të merituar, por shumë të vonuar për arsye të cilat ju i dini shumë mirë. se para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend. Ne do ia japim kënaqësinë që ta bëjnë dhe do ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është se ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë. Sipas gjërave që ka bërë vetë. Jemi bazuar mbi faktet ku ai është i përfshirë, do i shkojmë deri në fund të gjithave. Këtyre parrudhave; le të vazhdojnë, e dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin edhe si Ismail Qemali.”, tha Meta.