I dërguari kinez në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se ndërhyrja britanike dhe amerikane në Tajvan mund të çojë në në luftë, duke pretenduar se lidhjet e Pekinit me Londrën janë tani në një udhëkryq mbi ishullin.
Në një shkrim të ‘Guardian’, ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar Zheng Zeguang ofroi qëndrimin e qeverisë së tij për grindjen territoriale, ndërsa deklaroi se Tajvani ishte bërë një ‘çështje gur prove’ për Kinën, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Me kalimin e viteve, SHBA ka luajtur ‘kartën e Tajvanit’ për të frenuar Kinën duke miratuar shitjen e armëve në ishull, duke përmirësuar marrëdhëniet e saj me autoritetet atje dhe duke mos respektuar parimin e një Kine.” – shkroi i dërguari, duke iu referuar një politikë që i dekurajon shtetet e huaja të krijojnë marrëdhënie diplomatike me Taipein, i cili ka qenë prej kohësh i vetëqeverisur.
“Pavarësia e Tajvanit do të thotë luftë dhe do të çojë në një rrugë pa krye. Kundërshtimi dhe mposhtja e përpjekjeve të tilla synon të shmangë luftën dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.” – tha ai.
Komentet e ambasadorit vijnë në mes të një raundi të ri stërvitjesh ushtarake kineze në ajër dhe ujëra rreth Tajvanit, duke pasqyruar një tjetër periudhë ushtrimesh të mbajtura menjëherë pas një vizite në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss kohët e fundit denoncoi stërvitjet, duke thënë se ato ‘kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon’, duke i bërë jehonë dënimit të ngjashëm nga homologu i saj amerikan.