Vendosni fjalën kyçe....

Rriten net qëndrimet në hotele, gati trefishohen vizitorët në kampingje, rulota e çadra


Turizmi i është kthyer gradualisht normalitetit të tij këtë vit duke regjistruar shifra në rritje në të gjithë aspektet krahasuar me vitet e pandemisë.

Shifrat e fundit të strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT për qershorin tregojnë disa prej tendencave kryesore që po shihen tek vizitorët. Kështu në muajin Qershor 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 %, në krahasim me Qershor 2021.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,2 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 34,0 %; Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 %, në krahasim me Qershor 2021. Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 12,2 % dhe numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 54,5 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Sa i takon vizitorëve nënvizohet se gjatë muajit Qershor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 25,5 %, krahasuar me Qershor 2021.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 30,0 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 51,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,7 herë” vlerëson INSTAT.

I njëjti publikim nënvizon se në  muajin Qershor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (38,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (62,5 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,0 %)

Netë qëndrime

“Gjatë muajit Qershor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 %, në krahasim me muajin Qershor 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 39,7 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 48,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 3,9 herë.

Në muajin Qershor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (41,9 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (77,5 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,0 %)” thuhet në publikim.

Norma neto e shfrytëzimit

INSTAT vlerëson se normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. “Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,9 %, kundrejt 18,7 % që ishte në muajin Qershor 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 23,2 %, kundrejt 18,2 % që ishte në muajin Qershor 2021”

VINI RE: Ky material wshtw pronwsi intelektuale e Monitor