Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA e ka dënuar BE-në me urinë dhe të ftohtin, politikat e saj në kontinent i zbaton Britania” – Zyrtari rus


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar BE-në me uri, të ftohtin dhe izolimin duke i bërë presion bllokut për të ndërprerë lidhjet me Moskën, tha të premten Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin.

Ai shkroi në Telegram se Uashingtoni ‘nuk do të ndalet para asgjëje për t’u kapur pas fuqisë së tij mbi botën, teksa shtyp mirëqenien e qytetarëve dhe ekonomitë e vendeve evropiane për të arritur këtë qëllim’.

Ai vuri në dukje se gazi natyror në SHBA kushton 333 dollarë për 1000 metër kub.

“Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ia shet atë Evropës për një çmim që është 7.3 herë më i lartë, duke e bërë ekonominë e BE-së jo konkurruese.” – shkroi ai, duke shtuar se norma vjetore e inflacionit të eurozonës kishte arritur një rekord prej 8.9%.

Volodin tha se Evropa ishte goditur nga një valë të nxehti që shkaktoi probleme të mëdha në sektorin e bujqësisë, si dhe një krizë energjetike që kishte parë rritje të çmimeve gjashtë herë në një vit.

Vendimi i BE-së për të hequr furnizimet ruse me energji dhe për të ndërprerë lidhjet ekonomike me Moskën ‘janë marrë nën presionin e Uashingtonit’, pohoi ai.

“Politikat e SHBA-së në Evropë zbatohen nga Anglia që e ka lënë BE-në duarthatë, si dhe nga një numër vendesh që janë sovrane vetëm në emër, Lituania, Letonia, Estonia, Ukraina, Polonia, Republika Çeke e Finlanda. Ky koalicion rusofobik rri me shpresën për të marrë ndonjë ‘kockë’ nga SHBA-ja.” – shkroi Volodin.

Komentet e tij vijnë pasi BE-ja është rrënuar nga një krizë energjie për shkak të rritjes së çmimeve globale. Në fillim të këtij muaji, blloku miratoi një plan që do t’i shihte vendet anëtare të pakësonin e gazit me 15% në një përpjekje për të trajtuar krizën.