Vendosni fjalën kyçe....

Afganistani i bën ofertën Rusisë: Na jepni naftë t’u japim rrush të thatë e bimë mjekësore


Afganistani dëshiron të importojë naftë bruto ruse dhe mallra në këmbim të mineraleve të tij, si dhe rrushit të thatë dhe bimëve mjekësore, tha të premten për RIA Novosti Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Nuriddin Azizi.

“Ne mund të ofrojmë disa nga mineralet tona në këmbim të importeve nga Rusia, duke përfshirë produktet dhe burimet energjetike.” – tha Nuriddin, duke vënë në dukje se ‘ërveç kësaj, ne kemi, për shembull, fruta të thata, rrush të thatë dhe barëra mjekësore’.

Ministri vuri në dukje se Afganistani historikisht i ka furnizuar Rusisë vëllime të mëdha rrush të thatë. “Ne mund të furnizojmë qindra ton produkte të tilla. Për shembull, çmimet për bimët mjekësore tani janë shumë të larta dhe Rusia ka nevojë për lëndë të para të tilla për mjekësi. Dhe ne mund t’i përdorim ato në tregtinë e shkëmbimit. Ne mund të furnizojmë me lëndë të parë fabrikat ruse, siç po bëjmë tashmë me Kinën.” – shpjegoi ministri.

Në fillim të kësaj jave, Nuriddin deklaroi se Kabuli dëshiron të blejë një milion fuçi naftë ruse ose edhe më shumë, duke vënë në dukje se qeveria ‘do të donte të konsideronte mundësinë e tregtisë së shkëmbimit’.

Në maj, i ngarkuari afgan me punë në Rusi Jamal Nasir Garëal foli për planet për të biseduar me Moskën për furnizimin me hidrokarbure ruse. Diplomati theksoi se vendi kërkon të zhvillojë bashkëpunimin ekonomik me Rusinë dhe tashmë është në bisedime për zhvillimin e biznesit dhe financave.

Të dhënat nga faqja e internetit e tregtisë globale, Observatori i Kompleksitetit Ekonomik, treguan se në vitin 2020 eksportet e Rusisë në Afganistan arritën në 151 milionë dollarë dhe importet ishin më pak se 3 milionë dollarë.