Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate duke i marrë jetën dy të rinjve dhe plagosur një tjetër.
Aksidenti ndodhi në aksin në “Rrugën e Kombit” në vendin e quajtur, “Vau Shkjezë”.
Shtetasi M.B 35-vjeç humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.
Përplasja rezultoi fatale për dy pasagjerësht M.Ç 31 vjeç dhe D.Gj 30 vjeç banues në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.