Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Milot-Tuneli i Kalimashit pranë Rubikut, ku kanë humbur jetën dy të rinj.
Vikimat janë dentifikuar si 30-vjeçari Denis Gjeta e 31-vjeçari Marius Çeça, banues në Tiranë.
Të rinjtë ishin bashkëudhëtarë në mjetin që drejtohej nga 35-vjeçariMarsel Busho, i cili humbi drejtimin e tij e u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 2 e 30 të mëngjesit në vendin e quajtue Vau Shjkezë.
Njoftimi
“Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik. Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”