Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim i bashkohet Dua Lipës në Jug (VIDEO)


Ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke shijuar pushimet në bregdetin e jugut, duket se asaj i është bashkuar edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Kjo e fundit shihet e pranishme në tavolinë me Duan, familjarët dhe miqtë e saj ndërsa darkojnë sëbashku në jug.

Ata ia marrin këngës “E dehur jam” të së madhes Nexhmije Pagarusha. Dua ka nxjerrë edhe një video ku shihet duke i kënduar vëllait të saj Gjinit këngën “Shkel” të Armend Rexhepagiqit.

 

Në ditët e fundit Dua Lipa ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj se si po i kalon pushimet në jug.