Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplaset me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e gazetarëve, 16 të vdekur dhe 22 të plagosur nga aksidenti në Turqi


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Turqinë juglindore, ku një autobus pasagjerësh është përplasur me një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një automjet transmetimi të jashtëm.

Si pasojë kanë humbur jetën të paktën 16 pasagjerë, mes të cilëve gazetarë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip. Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gül tha se 21 pasagjerë u plagosën gjithashtu si pasojë e aksidentit.

“Mes viktimave janë 2 gazetarë, 4 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 3 zjarrfikës.”- ka thënë guvernatori sipas Hurriyet. Gazetarët punonin për Agjencinë e Lajmeve İhlas.

Pasagjerët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka reaguar pas tragjedisë në rrjetet sociale duke thënë: “Na vjen keq për humbjen tonë. Sipas operacioneve paraprake, autobusi është përplasur me mjetet e emergjencës. Të plagosurit janë dërguar në spital. Autoritetet janë në vendin e aksidentit. Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë të ndjerë dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë.”