Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me 750 gr kokainë, arrestohen dy persona në Tiranë


Policia ka arrestuar në Tiranë, dy persona të cilët u kapën me 750 gr lënë narkotike të dyshuar kokainë.

Shtetasit A.(M), B 59-vjeç dhe I.R 63 (vjeç) u kapën gjatë kontrollit që policia bëri në çantën e paketimit që mbante shtetasi I.R.

Dyshohet se këta dy shtetas pasi e siguronin lëndën narkotike e ndanin atë në doza për ta shitur më pas në rrugën “5 maji”, zonën e “Xhamllikut” dhe atë të “Selvisë” në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.