Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë dy ushtarët shqiptarë që mbetën të lënduar pas incidentit në Uzinën e Armëve në Gramsh


Dy ushtarët Forcave të Armatosura të Shqipërisë Ardian Caka dhe Aldo Bici janë dy ushtarakët që kanë mbetur të lënduar nga sulmi i tre shtetasve të huaj rusë dhe ukrainas në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Caka dhe Bici kanë mbetur të dëmtuar në fytyrë dhe në sy, pasi në drejtim të tyre është hedhur lëndë kimike.

Të huajt kanë përdorur neuroparalizues kur kanë sulmuar dy ushtarakët shqiptarë, dhe ende nuk dihet se çfarë efektesh mund të kenë. Për momentin të gjitha institucionet janë përfshirë në hetime, edhe Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi ky është një rast i paprecedentë dhe dyshimet janë se këta shtetas të huaj kanë ardhur me mision në Shqipëri.

Gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë dhe gruaja ukrainase kanë bërë fotografi të uzinës nga larg. Ata janë pikasur nga dy ushtarakët që ruanin godinën, mirëpo fillimisht kanë menduar se janë turistë të thjeshtë.

Por mbrëmjen e sotme të huajt janë shfaqur sërish dhe këtë radhë kanë tentuar të futen brenda me forcë. Dyshimet e para janë se ata mund të jenë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.