Një 14-vjeçar është larguar nga banesa në Vlorë duke mos u kthyer prej 4 ditësh.
Kallëzimin në polici e ka bërë nëna e të miturit e cila thotë se 14-vjeçari u largua nga banesa më 16 gusht pa u kthyer më.
“Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”-njofton policia.