Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega shpallet kampione e Evropës në “Mynih 2022”


Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3000m pengesë në kampionatin Evropian “Mynih 2022” të organizuar në Gjermani, duke marrë kështu medaljen e arit.

Gega arriti e para në vijën e finishit, duke regjistruar kohën 9.11.31, ky u bë dhe rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Gega kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Ky vit ka qenë i suksesshëm për atleten shqiptare, e cila vetëm pak javë më parë u rendit e pesta në botë në të njëjtën disiplinë.

Po ashtu edhe në lojrat mesdhetare ajo arriti që të merrte medlaje ari.