Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes publikon informacionin e parë mbi sulmin në Uzinën e Armëve në Gramsh


Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për incidentin e rëndë në uzinën e armëve në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë.  

Në njoftimin zyrtar, thuhet se tre të dyshuarit kishin pasaporta ruse dhe ukrainase dhe janë ndaluar nga autoritetet.

Reagimi i ministrisë së Mbrojtjes:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar.