Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar mbi gjendjen e dy ushtarakëve që u sulmuan nga rusët në Uzinën e Gramshit mbrëmjen e sotme.
Kështu bëhet me dije se ushtarakët Aldo Bici dhe Ardian Caka janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe jo të Spitali i Traumës sikurse është raportuar në media.
“Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lidhur me ngjarjen më herët reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila bëri me dije se një prej të dyshuarve me pasaportë ruse ka hedhur ndaj dy ushtarëve shqiptarë që ruanin uzinën, një sprajt neuroparalizues.