Ndahet nga jeta ish-kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Guri Durollari. Ai ishte 83 vjeç.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari aktual Shpëtim Axhami përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpreh ngushëllimet e tij për familjen Durollari.
“Në emër të PLL dhe të gjithë legalistëve i shprehim ngushëllimet tona familjes Durollari, miqve dhe shokëve për humbjen e këti njeriu të dashur dhe me vlera të larta për të gjithë ne.
Lutemi që i ndjeri Durollori, u prehtë në Paqe.”– shkruan Axhami.
Guri Durollari që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969, u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit, duke krijuar Partinë Lëvizja e Legalitetit.
Ai ishte kryetari i parë i saj dhe e drejtoi partinë monarkiste në vitet 1993-1998. Në vitet 1997-2001 ai shërbeu si deputet i kësaj partie.
Gurollari njihet për kundërshtimin e tij të fortë ndaj komunizmit në Shqipëri dhe mbështetjën për Kosovën.
MESAZHI I AXHAMIT
Me dhimbje morëm lajmin se në SHBA ka ndërruar jetë z.Guri Durollari ish kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në vitet 1993-1998 dhe Deputet i Kuvendi të Shqipërisë për PLL përgjatë viteve 1997-2001.
z.Durollari rridhte nga një familje atdhetare patriotike nga Pogradeci dhe si një i tillë ne egzil e më vonë edhe në Shqipëri gjithë jetën e vet e vuri në shërbim të interesit kombëtar duke punuar e kontribuar për kthimin e mbretërisë në Shqipëri.
Me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri ai vjen në atdheun mëmë i inkuadruar në strukturat e larta të PLL dhe në Kuvendin e XII zgjidhet kryetar i partisë.
Gjatë Referendumi të viti 1997 për ndryshimin e formës së regjimit nga republike ne monarki z.Durollari ishte në krah të Mbretit Leka I në fushatë në të gjithë Shqipërinë duke u takuar me elektoratin edhe aty ku asnje politikan tjetër mund të shkonte për takime.
Po në zgjedhjet e vitit 1997 z.Durollari zgjidhet deputet i Kuvendit duke përfaqësuar me dinjitet Partine Levizja e Legalitetit për çdo kërkesë politike dhe programire të saj duke kundërshtuar gjithashtu manipulimin e bërë në lidhje me rezultatet faktikike pro mbretërisë.
Në emër të PLL dhe të gjithë legalistëve i shprehim ngushëllimet tona familjes Durollari, miqve dhe shokëve për humbjen e këti njeriu të dashur dhe me vlera të larta për të gjithë ne.
Lutemi që i ndjeri Durollori, u prehtë në Paqe.