Vendosni fjalën kyçe....

Organizata terroriste sulmon hotelin në Somali, vriten 15 persona


Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në një sulm të kryer nga militantët e organizatës terroriste Al-Shabaab dje në hotelin Hayat në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu.

Sipas raportimeve në mediat e vendit, në mesin e të vrarëve gjenden roje të sigurisë dhe pronari i hotelit, Abdurahman Hasan Iman.

Mësohet se militantët brenda hotelit janë përleshur me forcat e sigurisë, ndërsa bëhet e ditur se zëra përleshjesh janë dëgjuar ende në mëngjes.

Ndërkohë që të gjitha rrugët drejt hotelit janë mbyllur, gjatë përleshjeve janë dëgjuar shumë shpërthime.

Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.