Vendosni fjalën kyçe....

Pas videove virale, kryeministrja finlandeze thotë se ka bërë testin e drogës


Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka thënë se ajo ka bërë një test droge, pasi pamjeve virale kur ajo shfaqej duke kërcyer me miqtë e saj.

Sanna Marin u kritikua këtë javë nga kundërshtarët e saj, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ajo shihej duke kënduar, pirë, kërcyer me miqtë e saj.

Por këtë sjellje të shumtë ishin ata që e konsideruan ‘të pa hijshme” për një kryeministre dhe disa politikanë që thanë se ajo duhet të testohej për drogë.

Në një konferencë shtypi të Premten, zonja Marin tha se e kishte bërë testin dhe pret rezultatet javën e ardhshme.

Kryeministrja i ka mohuar akuzat se ka konsumuar drogë.

“Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme.”- u tha ajo gazetarëve në Helsinki. “Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge.”- tha zonja Marin sipas BBC, duke shtuar se e bëri testin e drogës si një masë shtesë për të qetësuar çdo të shqetësuar.

Kryeministrja insistoi gjithashtu se asaj i takon prezumimi i pafajësisë.

Zonja Marin tha se e dinte që po filmohej, por gjithsesi ishte e mërzitur që pamjet ishin bërë publike.

“Unë besoj se njerëzit e kuptojnë se koha e lirë dhe koha e punës mund të ndahen.”– shtoi ajo.