Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm të ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarakë shqiptarë u sulmuan nga shtetas të huaj me sprajt neuroparalizues.
Rama shprehet se ndihet i trishtuar kur sheh që ngjarja përdoret politikisht, ndërsa shton se ndihet krenar për rojet ushtarake që i neutralizuan sulmuesit. Ai u uron atyre shërim të shpejtë.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”- shkruan Rama.