Vendosni fjalën kyçe....

Rezultonin pa dokumente, bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil e Llaman, drejtuesit gjobitem me 10 mijë lek


Dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia në plazhet e Ksamilit dhe Llamanit.

Një gomone është bllokuar në Ksamil dhe një mjet tip skaf në Llaman u bllokuan pasi rezultonin pa dokumentet përkatëse.

Sipas policisë së Vlorës, dy drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin K. P., banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P, banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjëherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, të dy drejtuesit e mjeteve lundruese, shtetasit K. P dhe R. P, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, për mungesë dokumentacioni (në bord)”-njofton policia.