Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Suedi, një i vdekur dhe një grua e plagosur


Një burrë ka vdekur dhe një grua ndodhet në spital pas të shtënave me armë në një qendër tregtare në Suedi.

Televizioni suedez “TV4” raportoi se njerëzit në qendrën tregtare “Emporia” në qytetin jugor të Malmos u larguan në panik pasi dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë.

Policia ka arrestuar një adoleshent dhe beson se të shtënat kanë lidhje me tensionet e bandave.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur Suedia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen muajin e ardhshëm, ku dhuna e bandave është në krye të shqetësimeve të votuesve.

Siç shkruan BBC, Suedia ka ende një nga normat më të larta të vrasjeve me armë në Evropë. Një raport zyrtar i qeverisë suedeze i publikuar vitin e kaluar thoshte se katër në çdo milion banorë vdesin nga të shtënat me armë çdo vit në Suedi.

Në Evropë mesatarja është 1.6 njerëz për milion banorë.

Këtë vit të shtënat janë përhapur edhe jashtë qyteteve kryesore të vendit, pasi dhuna po përhapet më tej.